Basketboll femra/Flamurtari, fitues i Kupës së Shqipërisë

Basketboll | 8 muaj më parë

Flamurtari është fituese për herë të 22-të e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” në Fllakë, në atë transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, vlonjatet kanë mundur me 24 pikë diferencë Tiranën, në totalin 79-55. Që në fillim Flamurtari ka dominuar takimin, teksa ka fituar periodën e parë, 24-11.

Fiton dhe të dytën 23-15 dhe në pushim ka kryesuar 47-26. Tirana mundohet të reagojë në periodën e tretë, por sërisht suksesi është në anën e Flamurtarit. 10-8 dhe në total 57-34. E fundit 22-21 dhe përfundimisht 79-55.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme