Botërori 2027 për vajza/ Ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Çekisë, trajneri Grima publikon listën e lojtareve

Kombëtarja | 8 muaj më parë

Kombëtarja shqiptare për vajza është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës “Brazil 2027”. Shqipëria ndodhet në grupin B4 të Ligës B së bashku me Çekinë, Uellsin dhe Malin e Zi.

Trajneri i skuadrës, Armir Grima ka ftuar 24 futbolliste për dy ndeshjet e para të muajit mars kundër Malit të Zi dhe Çekisë.

Në këtë grumbullim të skuadrës rikthehen pas disa kohësh tre futbollistet Gresa Berisha, Marinela Mema dhe Endrina Elezaj. Po ashtu, edhe dy lojtaret e ekipeve kombëtare të moshave, Xhesika Ndoj dhe Adela Valeria Qose janë ftuar nga trajneri Grima për këto ndeshje të rëndësishme.

Grumbullimi zyrtar i skuadrës nis të martën, më 24 shkurt në qytetin e Shkodrës. Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë ndaj Malit të Zi më 3 mars në ora 14:00.

Takimi i dytë është më 7 mars ndaj Çekisë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në orën 18:00.

Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese, do të nisë faza Play-off. Kombëtarja e vajzave mund të kualifikohet në këtë fazë nëse renditet në vendin e I, II ose të III-të të grupit B.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme