Hyri i armatosur në perimetrin e shtëpisë së Trump në Florida, Shërbimi Sekret i SHBA-së qëllon për vdekje një person
Një person i armatosur është qëlluar për vdekje të dielën në mëngjes, pasi hyri në perimetrin e sigurt të shtëpisë së Trump në Mar-a-Lago, Florida. Incidenti ka ndodhur rreth orës 1:30, kur një person, endei paidentifikuar, i moshës rreth 20 vjeçare, ka kaluar përmes masave të sigurisë dhe është futur nw perimetrin e pronës private tw presidentit Trump.
Sipas autoriteteve, burri ka qenë i armatosur me një pushkë gjahu dhe ka mbajtur me vete edhe një bidon karburanti. Në momentin e përballjes me autoritetet, agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe një zëvendës i Zyrës së Sherifit të Qarkut Palm Beach e kanë urdhëruar burrin të hedhë sendet që kishte në duar. Pavarësisht urdhrave të tyre, burri ka ngritur pushkën në pozicionin e qitjes, duke rrezikuar jetën e agjentëve. Për pasojë, agjentët dhe zëvendësi i sherifit kanë qëlluar dhe kanë shpallur burrin të vdekur në vendngjarje.

Pas ngjarjes, FBI ka marrë drejtimin e hetimeve për të zbuluar motivin dhe identitetin e burrit, si dhe për të hetuar të kaluarën e tij. Emri i tij do të mbahet sekret deri sa të njoftohet familja për ngjarjen tragjike.
Një hetim i detajuar është duke u zhvilluar, duke përfshirë shqyrtimin e kamerave të sigurisë të zonës. Shërbimi Sekret dhe autoritetet lokale kanë kërkuar gjithashtu nga banorët e zonës që të kontrollojnë kamerat e tyre të jashtme dhe të njoftojnë policinë nëse vërejnë diçka të dyshimtë që mund të lidhet me incidentin.
Autoritetet kanë bërë të ditur se asnjë agjent i zbatimit të ligjit nuk ka pësuar lëndime gjatë këtij përballimi.
Në kohën e incidentit, Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, ishin në Shtëpinë e Bardhë në Washington, D.C.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




