Riciklimi i mbetjeve – Tetë tonë karton dhe plastikë u përpunuan brenda pak javësh në Përmet

Sociale | 8 muaj më parë

Në hyrje të qytetit të Përmet, aty ku prej vitesh mbetjet grumbulloheshin pa shumë vëmendje, sot funksionon një pikë që po kthen plastikën dhe kartonin në burim vlere për komunitetin. Vetëm brenda pak javësh, tetë ton karton dhe plastikë janë përpunuar, duke dhënë sinjalin e parë konkret se riciklimi në qytet ka nisur të japë rezultate të frytshme.

“Kemi filluar që 20 janar dhe kemi arritur deri në 8 tonë dhe këto të ndara, 6 tonë karton dhe 2 ton plastik. Në qytet kemi shpërndarë kosha plastik”, u shpreh Eftali Lapaj, Përgjegjëse e sektorit të Pastrim-Gjelbërimit.

Ndërkohë, punonjësit janë përshtatur me mënyrën e re të punës për riciklimin e mbetjeve, duke rritur efikasitetin në ndarjen dhe përpunimin e tyre.

“Për sa kemi filluar në këto muaj jemi përshtatur me punën por ka dhe procese të vështira dhe përkushtimi duhet të jetë më i madh”, tha punëtori Faik Demçallari.

Nga instancat  përgjegjëse apelohet për më shumë bashkëpunim me komunitetin, me qëllim që mbetjet të hidhen në vendet e përcaktuara dhe të lehtësohet procesi i grumbullimit te mbetjeve për riciklim.

Gazetare: L.  Koçiu          

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme