Muzeu Oriental “Bratko” – Vizitorët i tërheq koleksioni i rrallë i kësaj kulture dhe historia që rrëfen

Kulturë | 8 muaj më parë

Vizitorët e huaj vlerësojnë veçantinë e këtij muzeu në juglindje të Shqipërisë, si dhe faktin që ai përfaqëson një urë kulturore mes Shqipërisë dhe vendeve aziatike. Shumë prej tyre e përfshijnë Muzeun “Bratko” si një ndalesë të domosdoshme në itinerarin e tyre në Korçë.

“Kemi pasur një restaurim të pjesshëm të muzeut, kemi shtuar hapësirat për pjesën e koleksionit të Japonisë. Pjesërisht kanë qenë vizitor nga Europa, Ballkani”, u shpreh Bojana Shukulli,  Përgjegjëse e muzeut “Bratko”.

“Miqve që vijnë nga Italia kanë mbetur të mahnitur me këtë lloj pasurie dhe gjithashtu edhe me gjestin e ‘Bratkos” duke ja dhuruar qytetin tonë këtë muze”, tha poeti dhe përkthyesi Arjan Kallço.

Paralelisht, muzeu ka zgjuar interes të madh edhe tek nxënësit e shkollave të qytetit dhe zonave përreth.

Ky fluks vizitorësh dëshmon se Muzeu Bratko mbetet një pikë referimi për turizmin kulturor në Korçë, duke bashkuar interesin ndërkombëtar me edukimin e brezave të rinj.

Gazetare: G. Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme