Tenis/ Renditja Atp, Carlos Alcaraz thellon diferencën në 3150 pikë ndaj Sinner

Sport | 8 muaj më parë

Mbeten të pandryshuara 6 vendet e para në renditjen Atp në këtë fillim jave, ndërsa diferenca mes dy vendeve të para është thelluar. Numri 1 në botë, Carlos Alcaraz, pas suksesit në Doha, është shkëputur në 3150 pikë nga Janik Sinner, nga 300 pikë që ishte më parë.

Tenisti spanjoll është i sigurt kështu për vendin e parë në botë pas dy turneve të parë Masters 1000 të sezonit, Indian Wells dhe Miami.

Në vend të tretë është Novak Djokoviç, i cili nuk luan në një turne që pas humbjes në finale e Australian Open. Pas tij renditen Alexander Zverev, Lorenzo Musetti dhe Alex De Minaur.

Jakub Mensik, gjysmëfinalist në Doha, ka fituar tre pozicione dhe në moshën 20-vjeçare, ka shkuar në vend të 13-të. Renditja më e mirë në karrierë për të.

Ngjitja më e madhe në ‘Top 50’ të kësaj jave është ajo e kilenit Alejandro Tabilo (+26), i 42-ti pas finales së Rios, e fituar nga argjentinasi Tomas Etcheverry.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme