Champions, Spalletti: Moment i vështirë, kemi nevojë për ndihmën e tifozëve

Mision i mundur apo jo? Juventusi kthehet në Ligën e Kampionëve të mërkurën në mbrëmje kundër Gallatasarajit, duke shpresuar të përmbysë humbjen 5-2 të javës së kaluar dhe të arrijë në raundin e 1/8-ve të finales.
“Ka ndeshje që nuk luhen, por janë të qeta. Duhet të krijojmë një kontekst dhe pjesëmarrjen e një mjedisi të tërë; kemi nevojë për zemrën e tifozëve tanë. Me tifozët pas nesh, jemi më të fortë. E dimë që kjo është një kohë delikate dhe e vështirë, dhe u kërkojmë tifozëve të na qëndrojnë pranë. Siç thonë ata, do të luftojmë ‘deri në fund’ të ndeshjes.
Jemi rivendosur sa më mirë që mundëm, dita e pushimit ka qenë e dobishme. Do të përballemi me vështirësitë e kësaj ndeshjeje dhe pastaj do të mendojmë për të ardhmen. Por vetëm pas kësaj ndeshjeje dhe këtij rezultati.”, ka thënë mes të tjerash, në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




