Ndeshjet e kthimit në Europa League, Celta Vigo-PAOK në RTSH

Të enjten në mbrëmje do të zhvillohen ndeshjet e kthimit për playoff-in e Europa League, nga të cilat në ekranin e RTSH do të vijë takimi midis Celta Vigo dhe PAOK-ut të Selanikut. Tetë skuadrat që dalin nga play-off do të bashkohen në raundin tjetër me tetë të parat e fazës së grupit.
Tetë skuadra do të kualifikohen të enjten në mbrëmje në Europa League për t’u bashkuar me tetë të parat e fazës së grupit, duke plotësuar kështu raundin e 1/8 të kompeticionit. Në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, do të transmetohet direkt përballja midis Celta Vigos dhe PAOK-ut të Selanikut. Takimi i parë, të enjten e kaluar në Selanik, u mbyll 2-1 në favor të skuadrës spanjolle, e cila është fare pranë kalimit në 16-she.
Pas disavantazhit 2-0 në pjesën e parë, grekët arritën të shkurtonin diferencën në minutën e 77-të, megjithatë spanjollët janë dukshëm favoritë, edhe pse do të mjaftonte vetëm një gol dhe fitore minimale e PAOK-t për ta çuar lojën në shtesë. Celta nuk është e vetmja skuadër e këtij raundi që ka prenotuar një vend në 16-she pas ndeshjeve të para.
Shtutgart, fitues 4-1 në Glasgou kundër Celtic, Nottinghma, fitues 3-0 në Stamboll kundër Fenerbahçes, si dhe Racing Genk, me fitoren 3-1 kundër Dinamos në Zagreb një javë më parë, janë skuadrat që praktikisht e kanë kaluar turin, ndërkohë që Bologna dhe Crvena Zvezda kanë hedhur hapa të rëndësishëm me fitoret 1-0 jashtë, përkatësisht kundër Bran Bergen dhe Nice.
Ferencvarosi i Hungarisë pret Ludogorets të Bullgarisë, pas humbjes 1-2 javën e kaluar, ndërsa Viktoria Plzen dhe Panathinaikos ndeshen në Çeki pas barazimit 2-2 në Athinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




