Rajoni jugor, 5 mijë debitorë ndaj OSHEE-së/ Saranda kryeson me numrin më të lartë të detyrimeve

Sociale | 8 muaj më parë

Rreth 5 mijë abonentë rezultojnë aktualisht debitorë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në rajonin jugor të vendit. Sipas të dhënave zyrtare, pjesën më të madhe të detyrimeve e zënë konsumatorët familjarë, ndërsa një pjesë më e vogël i përket bizneseve.

Në ndarjen sipas qyteteve, Saranda  kryeson me numrin më të lartë të debitorëve, e ndjekur nga Tepelenë dhe bashki të tjera të rajonit jugor.

“Numri më i lartë i debitorëve paraqitet në qytetin e Sarandës e cila është dhe zona më e madhe, në Tepelenë dhe më pas vijon Gjirokastra dhe Delvina. Pjesën më të madhe e zënë familjarët dhe deri tani janë evidentuar rreth 5 mijë abonentë debitor”, u shpreh Aurel Meçi, Drejtori i Njësisë së Furnizimit të Shërbimit Universal në Gjirokastër.

Përfaqësuesit e OSHEE-së apelojnë për shlyerjen sa më të shpejtë të detyrimeve, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërmerret masa e ndërprerjes së energjisë elektrike, në përputhje me rregullat dhe kontratat në fuqi.

“Ne veprojmë me ndërprjen e energjisë sigurisht që ka tolerime ndër ta por jemi të kufizuar në këtë drejtim. Ligji e përcakton ndërprjen ndaj abonentin debitor’, tha ai.

Për abonentët që hasin vështirësi financiare mund të aplikojnë për marrëveshje pagesash me këste, për të shmangur penalitetet dhe ndërprerjen e shërbimit.

Gazetare: E. Domeri 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme