Vendimtar te Trabzonspori, Ernest Muçi zgjidhet në formacionin e javës në Turqi

Kombëtarja | 8 muaj më parë

Ernest Muçi është pa dyshim një nga lojtarët shqiptarë të momentit në Europë. Futbollisti kuqezi ishte sërish protagonist me Trabzonsporin në kampionatin turk. Edhe pse nuk shënoi, ai ishte vendimtar me lojën dhe kroset e tij në fitoren 3-1 ndaj Karagumruk.

Kjo paraqitje e mirë e Muçit ka bërë që ai të zgjidhet në formacionin më të mirë të javës së 24-t të Superligës turke nga Sofascore, që e ka vlerësuar me notën 7.6.

Fantazisti shqiptar, i huazuar nga Beshiktashi, ka rilindur me Trabzonsporin, duke shënuar gola spektakolarë dhe mbi të gjitha duke pasur vështimësi në nivelin e lojës. Forma e tij e mirë do t’i shërbente edhe Kombëtares shqiptare për ndeshjen e Play-off-it të Botërorit kundër Polonisë më 26 mars.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme