IKMT reagon për sherrin mes dy zyrtarëve të saj: Ka nisur verifikimi. Janë pezulluar personat e përfshirë

Aktualitet | 8 muaj më parë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar pas sherrit të ndodhur mes dy zyrtarëve brenda ambienteve të këtij institucioni. IKMT tha se ka nisur verifikimi i plotë i ngjarjes dhe se dy zyrtarët e përfshirë në sherr janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal.  

Në reagim e IKMT-së theksohet se nuk do të tolerohet asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga IKMT, strukturat përgjegjëse të Inspektoratit të Përgjithshëm kanë nisur verifikimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi. Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie. Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut. Inspektorati i Përgjithshëm do të vijojë të informojë publikun dhe mediat mbi ecurinë e procedurave”, thuhet në reagimin e IKMT-së.

Sherri ndodhi mes zyrtarit Fatmir Meta dhe Klesti Çelës kishte nisur një ditë më parë me shkëmbime fjalësh, ndërsa ditën e sotme situata është përshkallëzuar. Meta pretendon se është dhunuar fizikisht nga Klesti Çela, drejtor i Mjedisit në IKMT, së bashku me disa persona që e shoqëronin.

Pas incidentit, Meta ka bërë kallëzim penal në Komisariati Nr. 2, ku pritet të hetohen rrethanat dhe shkaqet e konfliktit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme