E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

Aktualitet | 8 muaj më parë

Këtë të enjte (5 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal priten të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht në veri të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Hera-herës reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave të izoluara kryesisht në verilindje – lindje të vendit.

Pas orëve të mesditës reshjet shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm ne zonat malore të vendit deri në orët e pasdites më pas ndërprerje të tyre.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa deti do të jetë i valëzimit të forcës 1 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme