Shkarkohet Balluku, emërohet Koçiu zv.kryeministre. Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri, opozita bllokon foltoren

Politikë | 8 muaj më parë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dekretet e presidentit Bajram Begaj lidhur me 7 ndryshimet në qeverinë Rama.

Seanca plenare e Kuvendi i Shqipërisë u shoqërua me tensione, pasi opozita bllokoi foltoren, duke argumentuar se nuk iu është dhënë e drejta për të folur.

Ndërkohë, shumica parlamentare miratoi dekretet e presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama lidhur me shkarkimet dhe emërimet.

Kuvendi shkarkoi me votat e shumicës:

Belinda Balluku, zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, me 85 vota pro

Elisa Spiropali, ministre e Jashtme, me 83 vota pro

Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes, me 81 vota pro

Për emërimin e ministrave të rinj u votua si më poshtë:

Albana Koçiu, zëvendëskryeministre – 83 vota pro

Ferit Hoxha, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – 83 vota pro, 4 kundër

Besfort Lamallari, ministër i Brendshëm – 83 vota pro, 4 kundër

Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes – 83 vota pro, 6 kundër

Toni Gogu, ministër i Drejtësisë – 83 vota pro, 5 kundër

Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës – 83 vota pro, 6 kundër

Eriona Ismaili, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin – 82 vota pro, 4 kundër

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme