Monografia kushtuar Eqrem Çabej – Botohen materialet autentike nga arkivit familjar të përkthyera në shqip

Kulturë | 8 muaj më parë

Materiale autentike të pabotuara më parë, letërkëmbimin e profesor Eqrem Çabejit me tre personalitetet të shquara të gjuhësisë evropiane vijnë për herë të parë në një monografi shkencore.

Këto dokumente të ruajtura në arkivin familjar nga e bija e prof. Çabejit dhe të përkthyera për herë të parë në shqip përfaqësojnë një burim të çmuar për studimin e historisë, albanologjisë dhe të marrëdhënieve shkencore ndërkombëtare.

“Letrat e 3 personaliteteve të shquara, janë dokument mbi të cilin mund të hulumtohet dhe të bëhen punime shkencore”, u shpreh e bija e prof. Çabejit.

Drejtoresha e programeve në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor, Marsela Robo sqaroi se monografia do të mund tu vij në ndihmë edhe shumë të rinjve të cilët mund ta gjejnë e ta lexojnë  edhe në internet.

“Kjo vepër e sjell më afër rininë sot”, tha Marsela Robo, Drejtoresha e programeve në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor.

Monografia vendos veprën e  Çabejit në qendër të një rrjeti evropian dijetarësh, duke nxjerrë në pah rolin e tij ndërmjetës mes shkollës shqiptare dhe mendimit gjuhësor perëndimor. Vepra është një kontribut i rëndësishëm në trashëgiminë shkencore dhe kulturën shqiptare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme