U betua si ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi: Nis një rrugëtim i ri dhe përgjegjësi e madhe në shërbim të sigurisë kombëtare

Ermal Nufi, ministri i ri i Ministria e Mbrojtjes, ka reaguar pas ceremonisë së betimit të zhvilluar para presidentit Bajram Begaj.
Në një reagim publik pas ceremonisë në Pallati i Brigadave, Nufi u shpreh se marrja e kësaj detyre përbën një përgjegjësi të madhe në shërbim të sigurisë kombëtare dhe të interesave të vendit.
“Sot, nga ceremonia e dekretimit në Pallatin e Brigadave, nis një rrugëtim i ri në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, një përgjegjësi e madhe në shërbim të sigurisë kombëtare dhe të interesave të Republikës. Një rrugëtim krah për krah me njerëzit në uniformë dhe me të gjithë ata që shërbejnë çdo ditë në aparatin e mbrojtjes, me përkushtim, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë detyre ndaj atdheut”, shkruan ai.
Ermal Nufi mori zyrtarisht detyrën pas ndryshimeve të fundit në kabinetin qeveritar të njoftuara nga kryeministri Edi Rama, duke zëvendësuar në këtë detyrë Pirro Vengun.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




