Mesazhi i drejtorit të EBU-së për RTSH: Ajo që bëni është e rëndësishme, por duhet të ndryshoni dhe reformoheni
Drejtori i Përgjithshëm i Unionit Europian të Transmetuesve Publikë (EBU), Noel Curran ka përcjellë një mesazh për punonjësit e Radio Televizioni Shqiptar, duke theksuar rëndësinë e punës së tyre për shoqërinë shqiptare, por edhe nevojën për t’u përshtatur me ndryshimet e shpejta të kohës.
“Mendoj se mesazhi që do të kisha për të punësuarit, pasi dhe vetë kam qenë gazetar, dhe kam ardhur nga një nivel vërtet i ulët në një transmetues publik dhe kam kryer detyra të shumta deri tek drejtori i përgjithshëm, kështu që i kuptoj detyrat e ndryshme që kryhen. Ajo që do të thoja unë është që ajo që ju bëni është e rëndësishme, është e rëndësishme për shoqërinë shqiptare. Sot qeshë në arkivën tuaj. Për mua, arkiva juaj është më tepër sesa television, ka të bëjë me historinë dhe kulturën shqiptare. Pra ajo që ju bëni është e rëndësishme”, u shpreh ai.
Gjatë një interviste ekskluzive për Radio Televizionin Shqiptar me gazetaren Sonila Agostini, Curran u shpreh se punonjësit e medias publike duhet të jenë të hapur ndaj ndryshimit dhe të kuptojnë se industria e medias po ndryshon me shpejtësi.
“Do t’ju thoja të punësuarve që nevojitet të jeni të hapur ndaj ndryshimit. Ju nevojitet të kuptoni se gjerat mund të jenë mirë tani, por gjerat po lëvizin shumë shpejt, do ta gjeni veten në krizë, nëse nuk ndryshoni. Mendoj që kjo është shumë e rëndësishme, po aq sa të kuptoni arsyen se pse po e bëni këtë (ndryshim). Ne punojmë në median e shërbimit publik, në pjesën më të madhe, sepse besojmë në të. Por, edhe nëse mund të keni besimin më të mirë në botë, nëse nuk jeni të përgatitur për ndryshim, do të jeni në vështirësi sot, dhe kjo vlen për secilin”, tha Curran.
Curran shtoi se ndryshimi është një sfidë që nuk i përket vetëm RTSH-së, por të gjithë transmetuesve publikë në Europë, duke nënvizuar se EBU mbështet punën e tyre dhe procesin e transformimit të medias publike.
“Pra ajo që do t’u thoja të punësuarve, është që ne ju mbështesim. Ajo që ju bëni është e rëndësishme. Ju lutem të kuptoni nevojën për ndryshim. Kjo vlen kudo, jo vetëm në RTSH, por për transmetuesit në të gjithë Europën”, përfundoi drejtori i EBU-së.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



