I dërguari i Kinës për Lindjen e Mesme në Arabinë Saudite do të ndërmjetësojë luftën me Iranin

I dërguari special i qeverisë kineze për çështjet e Lindjes së Mesme, Zhai Jun, ka vizituar Arabinë Saudite si pjesë e ndërmjetësimit të tij në luftën SHBA-Izrael me Iranin, duke thënë se Pekini është i gatshëm të punojë me Riadin për të bërë “përpjekje të pandërprera për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin e Gjirit”.
Zhai, i cili e përshkroi Kinën si një mik dhe partner të mirë të Arabisë Saudite, po zhvillon bisedime me Ministrin e Jashtëm saudit Faisal bin Farhan Al Saud dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), Jasem al-Budaiwi.
Në takimin me Princin Faisal, Zhai shprehu shqetësim të thellë për tensionet aktuale në rajon dhe tha se sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i shteteve të Gjirit nuk duhet të shkelen, teksa theksoi se çdo sulm ndaj civilëve të pafajshëm dhe objektivave jo-ushtarakë duhet të dënohet.
Zhai përsëriti gjithashtu thirrjen e Pekinit për ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




