Ndërtimet pa leje te Rana e Hedhun, Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet, çon për gjykim 9 persona

Aktualitet | 8 muaj më parë

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku për këtë çështje janë marrë të pandehur 9 persona.

Për tre ish-drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, Gentjan Malota, Artur Shabaku dhe Admir Maxhani, janë ngritur akuzat për “Shpërdorim detyre”.

Për të njëjtën akuzë do të përballen në gjykatë edhe dy ish-drejtuesit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Kol Malaj e Flori Gjini, si dhe polici i zonës së Shëngjinit, Martin Ndoka. I pandehur është marrë edhe ndërtuesi Pjetër Tuçi për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe dy inxhinierët e ndërtimit, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme