Humbja në derbi, Dimarco: Duhej një check në VAR te dora e Ricci-t, bëmë pak për ta goditur Milanin

Itali | 8 muaj më parë

Pas derbit Milan-Inter, ku kuqezinjtë fituan 1-0, pati shumë polemika për episodin e prekjes së topit me dorë në zonë nga Riçi në sekondat e fundit të sfidës. Në kampin zikaltër ka rezerva për këtë moment, si nga trajneri Chivu, ashtu edhe lojtarët, pasi gjykojnë se u është mohuar një penallti.

“Dora e Ricci-t? Nuk e kisha parë, nuk kisha pamje. Në çdo ndeshje ka episode në favor dhe në disfavor. Duke e parë, krahu është i hapur. Të paktën duhej bërë një check në Var”, – ka thënë Federico Dimarco në lidhje me episodin e fundit të ndeshjes.

Më pas, për lojën ai shtoi: “Krijuam shumë pak për t’i bërë keq Milanit. Rasti im? Gjuajta lart, nuk arrita ta mbaj topin poshtë. Kur pësojmë gol, e kemi të vështirë të reagojmë. Reagojmë, por nuk jemi të këqij.

Përballjet direkt? Nëse 8 muaj më parë do të thoshin se do të ishim +7, askush nuk do të na besonte dhe do të firmosnim. Po bëjmë një kampionat shumë të mirë, skuadra është e bashkuar, gjithçka është në duart tona”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme