Mbyllet stacioni hekurudhor i Glasgou, shkak, një zjarr që përfshiu një ndërtesë historike
Stacioni më i frekuentuar i trenave në Skoci, ai qendror i Glasgou, u mbyll të hënën për shkak të flakëve që përfshinë një ndërtesë historike pranë tij.
Bëhet fjalë për një godinë viktoriane me katër kate e cila u shemb pjesërisht nga zjarri që nisi pasditen e së dielës në një dyqan cigaresh elektronike në katin e parë të saj.
Ndërsa zjarri nuk i kanë shkaktuar ndonjë dëm stacionit hekurudhor, nisjet me tren nga ai stacion janë pezulluar dhe ende nuk dihet se kur do të rifillojnë.
Shërbimi zjarrfikës i Skocisë iu kërkoi qytetarëve që të shmangnin zonën ku janë dislokuar shumë forca për adresimin e situatës së krijuar nga zjarri dhe shembja e ndërtesës historike që daton në vitin 1851.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



