Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Politikë | 8 muaj më parë

Analisti Lorenc Vangjeli e ka konsideruar të vonuar vendimin e Partisë Socialiste për zv.kryeministren Belinda Balluku, për të mos i hapur rrugë heqjes së imunitetit. Në emisionin “Trialog”, ai u shpreh se, sipas tij, vendimi ishte i duhur, por në kohën dhe me mjetet e gabuara.

“Dje u mor vendimi i duhur, por në kohën dhe me mjetet e gabuar. Sepse nëse do të ishte po kjo linjë arsyetimi në rastin e një zv.kryeministre tjetër, flas si gjykim në parlament për një ish-kryeministër dhe ish-president, duke bërë një diferencë nëse do ta gjykosh politikisht mbi këtë histori, nuk mund ta gjykosh përfaqësinë apo pafajësinë, por për procedurën në të cilën ndërtohet historia e betejës së pritshme ligjore”, tha Vangjeli.

Vangjeli: Askush nga partitë politike nuk e ka seriozisht integrimin e vendit në BE

Analisti Lorenc Vangjeli vlerëson se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk trajtohet me seriozitet nga partitë politike, pavarësisht retorikës së tyre publike. Ai e lidh këtë fenomen me mungesën e disiplinës institucionale dhe pasojat e saj në praktikë.

“Kam një bindje që e kundërshton retorikën e politikanëve shqiptarë të djathtë apo majtë që, pavarësisht përbetimeve të tyre, askush nuk e ka seriozisht integrimin e vendit në BE. Të gjithë shoferët e kanë ëndërr të mos kenë semaforë, dhe Europa është një sistem semaforësh, një sistem demokracie dhe burokracie që nuk i lejon këto iniciativa personale. Në fund, politikanët shqiptarë, ata që kanë drejtuar këto 35 vite, e kanë në maksimum“, tha Vangjeli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme