Shevchenko viziton Milanellon: Të shoh Milanin të lumtur më bën të ndihem mirë

Futboll Bota | 8 muaj më parë

“Të kthehem në Milano është gjithmonë një kënaqësi e madhe. Kam kujtime të mrekullueshme. Të shoh Milanin të lumtur më bën të ndihem mirë”. Kjo u tha nga Andriy Shevchenko, ish-ikona e Milanit dhe presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Ukrainës, duke folur për Sky Sport në periferi të një eventi në Milano.

Sot, ish-sulmuesi vizitoi Milanin në Milanello. Shevchenko foli gjithashtu për Modric. “Gjithmonë kam qenë i impresionuar nga përulësia e tij e madhe, ai demonstron lidership të rëndësishëm. Më tha se është shumë i lumtur këtu në Milano dhe se tifozët e kuqezinjve janë të veçantë”, tha Shevchenko.

Lidhur me situatën në Ukrainën e tij të lindjes, Shevchenko shtoi: “Lufta vazhdon prej katwr vitesh, është një kohë e vështirë dhe ndoshta ky ka qenë dimri më i vështirë. Ekipi kombëtar po lufton për Kupën e Botës dhe nëse do të kualifikoheshim, do të ishte një dhuratë e mrekullueshme”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme