Guterres: Libani duhet të ketë shtet të fortë, jo grupe të armatosura

Botë | 8 muaj më parë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pas takimit në Bejrut me Presidentin Joseph Aoun, bëri thirrje që Libani të forcojë institucionet e tij dhe të ketë kontroll të plotë mbi përdorimin e forcës.

“Koha e grupeve të armatosura ka mbaruar. Tani është koha e shteteve të forta,” tha Guterres, duke u bërë apel Hezbollahut dhe Izraelit për një armëpushim të menjëhershëm.

Ai theksoi se një zgjidhje paqësore duhet t’i lejojë Libanit të dalë si një shtet sovran, me integritet të plotë territorial dhe me ushtri e institucione që mbajnë monopolin e forcës.

Guterres e cilësoi vizitën e tij si një akt solidariteti me popullin libanez, duke shprehur keqardhje për vuajtjet e tyre në një periudhë të shenjtë si Ramazani dhe kreshma. “Shpresoj që vizita ime e ardhshme të jetë në një Liban paqësor, ku shteti ka autoritetin e plotë,” u shpreh ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme