Shqipëria prezanton raportin mbi barazinë gjinore në OKB- Ministrja Sala: Barazia gjinore është provë e forcës së demokracisë
Në Sesionin e 70-të të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave, Shqipëria prezantoi raportin vullnetar mbi progresin e bërë në përparimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, theksoi se në një kohë kur në shumë vende të botës të drejtat e grave vihen në pikëpyetje, dhe dhuna në hapësirat publike dhe digjitale synon të heshtë gratë, përparimi i barazisë gjinore mbetet prova e vërtetë e forcës së demokracive.
“Në një kohë kur në shumë pjesë të botës, të drejtat e grave vihen në pikëpyetje, kur dhuna në hapësirat publike dhe digjitale synon që gratë të heshtin dhe kur përfaqësimi shpesh mbetet formal dhe jo thjesht thelbësor, përparimi i barazisë gjinore është prova e vërtetë e forcës së demokracive tona. Konkluzionet e KSG65, të miratuara në vitin 2021 identifikuan pjesëmarrjen e plotë të barabartë dhe domethënëse të grave të të gjitha formave të dhunës ndaj grave si elemente thelbësore për demokraci funksionale. Institucione të qëndrueshme dhe zhvillim gjithëpërfshirës. Pa siguri nuk mund të ketë pjesëmarrje të vërtetë dhe të barabartë. Përgjatë viteve, Shqipëria ka kaluar një fazë konsolidimi institucional reformash të përshpejtuara në përputhje me angazhimet tona sipas Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimin ndaj grave”, u shpreh ministria Sala.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




