E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

Këtë të diel (15 mars) moti parashikohet relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në male në orët e mesditës deri pasdites.
Ndërsa pas orëve të pasdites moti parashikohet sërish i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe të izoluara në formë pikash në relievet malore veri e lindje në orët e mesditës dhe pasdites.
Era juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në bregdet, lugina dhe male hera-herës deri 15m/s
Deti do të jetë i valëzimit të forcës 1-3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




