Tare për të ardhmen e Modric: E shijon të luajë për këtë ekip, e do Milanin

Futboll Bota | 8 muaj më parë

Igli Tare foli para ndeshjes Lazio-Milan. Drejtori sportiv i kuqezinjve diskutoi një sërë temash, nga gara për titull e deri te tregu i transferimeve. Ish-drejtuesi i Lazios filloi me thashethemet për interesin e Milan për Moise Kean: “A është ai qendërsulmuesi i ardhshëm i Milanit? Nuk ka kuptim të flasim për këtë tani. Fitorja sonte është vendimtare për ne. Do të thotë shumë për tabelën e ligës dhe për të ndërtuar mbi fitoren në derbi. Pastaj, pas disa muajsh, do të kemi gjithashtu mundësinë të diskutojmë tregun e transferimeve. A do të rihapet gara për titull me një fitore? Jo, duhet ta mendojmë ndeshje pas ndeshja”.

Më pas foli për të ardhmen e Luka Modriç, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, por me një mundësi zgjatjeje për një vit tjetër: “Modriç? Një gjë është e sigurt, Luka e do Milanin dhe ne e duam atë. Mendoj se do të jetë një vendim i lehtë për të. Kontrata është aty, nëse ai dëshiron, sepse kemi një vit opsion. Ai duhet të marrë një vendim me qetësi të plotë. Megjithatë, e di që atij i pëlqen të luajë për këtë ekip”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme