Irani ka frikë të shkojë në SHBA, kërkon t’i luajë ndeshjet e Botërorit në Meksikë

Vazhdon tymnaja mbi pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës. Skuadra aziatike është kualifikuar për në fazën finale, por zyrtarë të lartë iranianë kanë deklaruar se nuk mund të shkojnë në SHBA, vendin që vrau liderin e tyre. Megjithatë, asgjë nuk ka marrë formë zyrtare përfundimisht.
Federata Iraniane e Futbollit tani po i kërkon FIFA-s që t’i transferojë në Meksikë ndeshjet e Botërorit, që janë programuar në SHBA. Gjithçka ka të bëjë me sfondin e tensionit gjeopolitik në lidhje me Lindjen e Mesme.
Pozicionin e Teheranit e ka bërë të ditur ambasada iraniane në Meksikë, duke iu referuar tratativave me FIFA-n. Vendimtare, sipas federatës iraniane, kanë qenë deklaratat e Donald Trump mbi sigurinë e kombëtares së Iranit.
“Përderisa presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka pohuar në mënyrë eksplicite se nuk mund të garantojë sigurinë e kombëtares iraniane, sigurisht që nuk do të shkojmë në Amerikë, – ka deklaruar presidenti i federatës iraniane, Mehdi Taj. – Po negociojmë me FIFA-n, që ndeshjet e Botërorit të Iranit të luhen në Meksikë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




