Sulmet kibernetike, mbahet në Shkodër konferenca rajonale “Balkan Cybersecurity Days 2026”
Profesionistë të sigurisë kibernetike nga institucionet publike dhe private në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë janë mbledhur në Shkodër, në konferencën “Balkan Cybersecurity Days 2026”, për të shkëmbyer pikëpamje mbi kërcënimet aktuale, zhvillimet e politikave dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.
Përfaqësuesit e vendeve të rajonit prezantuan sfidat me të cilat përballen në një kohë kur transformimi digjital dhe zhvillimi i teknologjisë po përparojnë me ritme të shpejta.
Ata e vlerësuan sigurinë kibernetike si një nga shtyllat themelore të stabilitetit kombëtar, zhvillimit ekonomik dhe besimit të publikut.
Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në Shqipëri, duke iu referuar rasteve të fundit, theksoi se sulmet kibernetike janë bërë gjithnjë e më intensive, komplekse dhe të vazhdueshme. Shqipëria sic tha ai po përballet cdo tre minuta më një sulm kibernetik.
“Shqipëria vazhdon të përballet me sulme shumë të rënda të sigurisë kibernetike. Shembulli i fundit që patëm ishte sulmi kibernetik me të cilën u përballën në Parlamentin e Shqipërië. Më duhet të theksoi se në Shqipëri regjistrohet një tentativë për sulm kibernetik afërsisht një herë në ccdo tre minuta. Kjo e bënë edhe më komplekse luftën tonë ndaj tyre” – u shpreh Saimir Kapllani, Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
I pranishëm në konferencë ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, i cyli ndërsa vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria theksoi rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit mes vendeve të rajonit për të forcuar sigurinë kibernetike.
“Dua të vlerësojë dhe lavdërojë atë që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, një progres real në planifikimin strategjik dhe efektiv ndaj incidenteve. Bashkëpunimi ndërqeveritarë që bashkekziston ësht ënjë shumëfishim force dhe bënë një ndryshim real. Sigurish që ne besojmë se Ballkani Perendimor është një zonë me rëndësi të veccantë”
Konferenca organizohet në kuadër të programit rajonal për Qeverisje të Mirë të Sigurisë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Gazetar: A. Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




