Ulen ndjeshëm temperaturat në qarkun e Korçës, zbardhet nga bora aksi Boboshticë-Dardhë
Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në qarkun e Korçë janë regjistruar reshje të pakta bore, kryesisht në aksin Boboshticë-Dardhë, veçanërisht në segmentin nga Muri i Musait deri në Majën e Bigllës.
Edhe pse jemi në sezonin e pranverës, zona e Dardhë është përfshirë nga reshje të lehta, duke krijuar një situatë tipike dimërore për shkak të terrenit malor.
Sipas burimeve zyrtare, kompania mirëmbajtëse ka ndërhyrë menjëherë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, me qëllim garantimin e sigurisë dhe qarkullimit normal të automjeteve. Në pjesë të tjera të qarkut nuk raportohen reshje bore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




