Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

Botë | 8 muaj më parë

Qëndrimi i Iranit kundër zhvillimit të armëve bërthamore nuk do të ndryshojë ndjeshëm, deklaroi ministri i Jashtëm Abbas Araghchi për Al Jazeera.

Araghchi shpjegoi se Mojtaba Khamenei, udhëheqësi i ri suprem i Iranit, ende nuk ka shprehur publikisht mendimin e tij për një fatwa, pra një opinion juridik ose një interpretim të bazuar në ligjin fetar islam.

Ali Khamenei, në fillim të viteve 2000, ishte kundër zhvillimit të armëve të shkatërrimit në masë, duke shpallur një dekret fetar (fatwa).

Aktualisht nuk është e qartë nëse, me djalin e tij në krye të Republikës Islamike, doktrina bërthamore do të ndryshojë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme