Trajtim inovativ për miopinë, Ministria e Shëndetësisë njofton nismën e re: Provë klinike me pika atropine, aplikoni deri më 31 mars

Sociale | 8 muaj më parë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar nisjen e një prove klinike në QSUNT, e cila synon trajtimin e miopisë tek fëmijët përmes përdorimit të pikave të atropinës me përqendrim të ulët.

Sipas njoftimit, studimi po zhvillohet në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve dhe ka për qëllim ngadalësimin e progresit të miopia, duke ofruar një mundësi të re për kontrollin e rritjes së numrit dhe parandalimin e komplikacioneve në të ardhmen.

Në këtë provë klinike mund të përfshihen fëmijë të moshës 3 deri në 18 vjeç që vuajnë nga miopia progresive. Ministria ka bërë thirrje që prindërit e interesuar të paraqiten pranë QSUNT deri më 31 mars 2026 për të përfituar nga kjo nismë dhe për të marrë medikamentin në kuadër të studimit.

“Në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve pranë QSUNT po zhvillohet një provë klinike me pika atropine me përqendrim të ulët për të ngadalësuar progresin e miopisë – një mundësi për të kontrolluar rritjen e numrit dhe për të parandaluar komplikacionet në të ardhmen.

Fëmijët 3–18 vjeç me miopi progresive mund të paraqiten deri më 31 mars 2026, për marrjen e medikamentit”, njofton ministria.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme