Nagelsmann grumbullon Urbig dhe Karl për miqësoret me Zvicrën dhe Ganën

Gjermania po përgatitet për miqësoret e marsit, të cilat do t’i shërbejnë Julian Nagelsmann për të vendosur grupin e lojtarëve me të cilët do të tentojë triumfin e pestë historik në Botëror.
Edhe pse ende nuk është bërë asgjë zyrtare në listën e të grumbulluarve për takimet me Zvicrën (27 mars) dhe Ganën (30 mars), Julian Nagelsmann do të ftojë në kombëtare dy talentet e Bayern-it si Jonas Urbig dhe Lennart Karl.
Në listën që do të bëhet zyrtare ditën e sotme në orën 14:00 nuk pritet emri i Jamal Musiala-s. Komisari teknik i Gjermanisë ka rënë dakord me drejtuesit e Bayern-it për të mos ftuar numrin dhjetë pasi ky i fundit ka ende nevojë për kohë që të rikuperojë formën fizike pas kohës së gjatë që qëndroi jashtë fushave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




