Ylli i “Buffy the Vampire Slayer”, Nicholas Brendon, ndërron jetë në moshën 54 vjeçare

Ylli i “Buffy the Vampire Slayer”, Nicholas Brendon, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.
Aktori, i cili luajti rolin e mikut më të mirë të Buffy Summers, Xander Harris, në të gjitha shtatë sezonet e dramës mbinatyrore, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Lajmi u njoftua nga familja e aktorit.
“Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të vëllait dhe djalit tonë, Nicholas Brendon”, thuhet në deklaratë.
Brendoni ndërroi jetë në gjumë nga shkaqe natyrore.
Ndërsa i njohur më së miri për punën e tij si aktor, Brendon kishte “gjetur pasionin e tij në pikturë dhe art gjatë viteve të fundit.
“Nicky-t i pëlqente ta ndante talentin e tij entuziast me familjen, miqtë dhe fansat e tij. Ai ishte i apasionuar, i ndjeshëm dhe pafundësisht i motivuar për të krijuar. Ata që e njihnin vërtet e kuptuan se arti i tij ishte një nga pasqyrimet më të pastra të asaj që ai ishte.”, thuhet më tej në deklaratën e familjes.
Të dashurit e tij kërkuan privatësi ndërsa “ndjejnë zi për humbjen e tij dhe festojnë jetën e një njeriu që jetoi me intensitet, imagjinatë dhe zemër”.
Bashkë-ylli i Buffy, Alyson Hannigan, e cila luajti rolin e Willow Rosenberg, përdori mediat sociale për t’i bërë homazh Brendonit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




