Abissnet Superiore në RTSH/ Bylisi fiton derbin e mbijetesës, Flamurtari “dorëzohet” në kohën shtesë

Abissnet Superiore | 8 muaj më parë

Emocione të shumta ka dhuruar derbi i mbijetesës, Bylis-Flamurtari në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Gjithçka ndodh në pjesën e dytë. Mallakastriotët mposhtin vlonjatët me rezultatin 2-1, falë një goli të shënuar nga Muric nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 95-të. Më herët Përndreca kaloi vendasit në avantazh, por miqtë barazuan shifrat me Bintsuka.

Sfida e transmetuar në RTSH 1 ka qenë e bukur dhe e luftuar. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola 0-0.

Skuadrat luajnë me kujdes edhe në pjesën e dytë, por në minutën e 83-të janë vendasit që kalojnë në avantazh falë golit të shënuar nga Përndreca. Flamurtari nuk dorëzohet dhe në kohën shtesë barazon shifrat me Bintsuka.

Por në sekondat e fundit të takimit, Bylisi fiton një penallti, pasi Trashi pengon në zonën Përndrecën. Muric tregohet i saktë nga 11-metrat dhe shënon golin e fitores për ballshiotët.

Bylisi fiton 2-1 derbin e mbijetesës dhe hedh një hap të madh drejt qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar. mallakastriotët ngjiten në kuotën e 30 pikëve në klasifikim. Flamurtari “dorëzohet” përballë një rivali direkt dhe mbetet në kuotën e 24 pikëve në vendin e fundit në renditje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme