Kategoria e Parë në RTSH/ Nuk ka fitues në derbi, Apolonia dhe Lushnja ndajnë nga një pikë

Nuk ka gola dhe fitues në derbin e Myzeqesë, Apolonia-Lushnja, që është mbyllur në barazim të bardhë 0-0.
Sfida që çeli javën e 28-të të Kategorisë së Parë në RTSH, ishte e luftuar, por asnjëra nga skuadrat nuk arriti që të gjejë rrugën e rrjetës.
Apolonia dhe Lushnja ndajnë nga një pikë dhe vazhdojnë të qëndrojë në pozita aspak komode në tabelën e klasifikimit.
Fierakët ngjiten në kuotën e 26 pikëve, ndërsa lushnjarët qëndrojnë në vendin e parafundit me 22 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




