Lufta po frenon pushimet, bien rezervimet e shqiptarëve për në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
Që nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, rezervimet e shqiptarëve për të udhëtuar në vende të ndryshme të botës kanë rënë ndjeshëm.
Rreth 70 % të biletave janë anuluar në 10 ditëshin e parë të luftës. Operatorët turistikë thonë se pjesa më e madhe e anulimeve është për vende si Emiratet e Bashkuara Arabe apo edhe Turqia.
“Ka pasur shumë turist që kanë rezervuar pushimet e tyre drejt Dubait, Abu Dhabit duke përfshirë edhe një pjesë në Maldive dhe kjo ka bërë të pamundur udhëtimin sepse fluturimi është bërë nga Dubai dhe pjesa më e madhe e fluturimeve po anulohet ose po shtyhet për një datë më të vonshme sepse aeroportet nuk po punojnë me kapacitet të plot”, u shpreh Fjorinda Zani, operatore turistike.
E njëjta situatë po ndodh edhe me prenotimet e shtetasve të huaj që duan të vizitojnë vendin ton.
Sipas operatorëve turistik shkaku kryesor është psikologjik pasi zgjerimi apo vazhdimi i konfliktit shkakton frikë dhe pasiguri tek qytetarët.
Gazetar: H. Mahmutaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




