Rruga Krumë-Gorozhup, përfundon brenda prillit, Bashkia Has vijon projektet ndërkufitare
Projektet ndërkufitare mbeten në fokus të bashkisë Has, si një nga drejtimet kryesore për zhvillimin e zonës dhe forcimin e lidhjeve me komunat përtej kufirit në Kosovë.
Kreu i Bashkisë, Myftar Dauti, bën të ditur se rruga Krumë–Gorozhup pritet të finalizohet brenda muajit të ardhshëm.
Sipas tij, kjo rrugë do të shkurtojë ndjeshëm distancat mes dy anëve të kufirit dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e shkëmbimeve ekonomike, lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe zhvillimin e turizmit lokal.
“Kemi ecur me projektet ndërkufitare dhe mendojmë që brenda muajit prill të përfundojmë projektin e rrugës Krumë-Gorozhup”, u shpreh Dauti.
Ne tetorin e vitit te kaluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në Has, ku inauguroi aksin rrugor ndërkufitar Gorozhup Pogaj, një investim me vlerë 1 milion euro.
Ky investim u konsiderua një hap i rëndësishëm duke krijuar një lidhje më të fortë mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit., zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Hasi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



