Arsenali luan “pisët”, gjashtë lojtarë “sëmuren” dhe evitojnë ndeshjet me kombëtaret respektive

Datat e FIFA-s për muajin mars nuk kanë ardhur në momentin e duhur për Arsenal, pasi janë plot 6 lojtarë, të cilët kanë refuzuar ftesën e kombëtareve respektive.
Gabriel Magalhaes lajmëroi ditën e djeshme Brazilin se nuk mund të grumbullohej pasi kishte pësuar një dëmtim në finalen e Carabao Cup.
Përveç mbrojtësit brazilian, kombëtareve respektive për shkak dëmtimi nuk i janë bashkuar edhe William Saliba, Leandro Trossard, Jurrien Timber dhe Eberechi Eze.
Javën e kaluar edhe Martin Odegaard u la jashtë listës nga komisari teknik i Norvegjisë pasi mesfushori nuk kishte rikuperuar në kohë dëmtimin në gju.
Edhe pse asgjë nuk dihet mbi shkallën e dëmtimit të lojtarëve mësohet se në rastin e Gabriel, Saliba dhe Trossard është vendosur që të mos udhëtojnë me kombëtaret respektive si masë mbrojtëse.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




