Nga Bibla te filozofia, Rafael Leao reagon me mënyrën e tij pas kritikave të fundit

Futboll Bota | 7 muaj më parë

Rafael Leao gjithmonë në qendër të vëmendjes. Portugezi i Milanit është kritikuar shumë kohët e fundit, sidomos për sjelljen e tij, ndërsa ai vetë ka reaguar sipas mënyrës së vet me anë të rrjeteve sociale.

Nga citimi i Biblës, te filozofia. “Bëj atë që është në dorën tënde. E pamundura është për mua”, – shkruante Leao pas skenës aspak të hijshme të “Olimpico”-s. Së fundi ai ka reguar sërish në rrjetet sociale, pasi ka përfunduar në ‘syrin e ciklonit’.

Në një postim të Instagram, sulmuesi shkruan: “Koha është përgjigja”. Një lloj paralajmërimi për ata që e kritikojnë portugezin, i cili duket i bindur në “hakmarrjen” e tij. Milani dhe tiofzët e tij urojnë që profecia e Leaos të përmbushet vërtet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme