GJKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Veliajt, seanca shtyhet për 1 prill

Në seancën e sotme në GJKKO, trupi gjykues vendosi të legjitimojë ish-deputetin socialist Plarent Ndreca si avokat të ri të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky vendim u mor pavarësisht kundërshtimeve të SPAK, që argumentoi se Ndreca ishte marrë më herët në pyetje si person në dijeni për çështjen, duke ngritur dyshime mbi papajtueshmërinë e tij si mbrojtës.
Seanca u shty për shkak të mungesës së avokates së një prej të pandehurve, teksa gjykata caktoi datën 1 prill për vijimin e procesit.
Veliaj ndodhet në paraburgim në Durrës që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Në këtë dosje janë të pandehur edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona të tjerë dhe disa shoqëri. Sipas hetimeve, dyshohet se veprat penale janë kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me disa ish-zyrtarë të Bashkia e Tiranës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




