Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën, Koçiun, Demon dhe Ismailin

Politikë | 7 muaj më parë

Një ditë pas prezantimit të draft-ligjit për referendumet, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.

Burimet konfirmojnë për RTSH se në takim ishin zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, si edhe ministrat Ervin Demo dhe Erjona Ismaili.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një ditë më parë një takim me ministrat në Vilën 30, në kuadër të analizës së punës dhe raportimeve periodike të kabinetit qeveritar.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, bashkë me zëvendësministrat dhe drejtues të kabinetit në ministri, ishte i pari që mbërriti në ambientet e Vilës 30 në Tiranë, në një analizë të thelluar pune me kryeministrin Edi Rama.

Pas tij, takimit iu bashkua më pas edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Pushtetin Lokal, Ervin Demo.

Kryeministri, në një praktikë rutine pune, kërkoi nga ministrat e kabinetit të tij detaje mbi zgjidhjen e problematikave apo detyrave të ngarkuara.

Sakaq, javën e kaluar në analizë ishin ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës dhe ministri i Bujqësisë, ndërkaq në ditët në vijim do të raportojnë edhe ministrat e tjerë të qeverisë dhe drejtuesit e institucioneve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme