Këlliçi: Deklarata e Marta Kos, skandaloze. Ka fyer një popull të tërë

Politikë | 7 muaj më parë

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos, e cila sipas tij ka bërë një fyerje të rëndë ndaj shqiptarëve duke i akuzuar se pranojnë fenomenin e korrupsionit.

Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Këlliçi tha se populli shqiptar nuk ka një problem kulturor me korrupsionin, por se problemi qëndron tek qeveria e korruptuar.

Këlliçi pretendoi se Shqipëria sot është “jashtë radarit” sa i përket ecurisë së saj në procesin e integrimit europian, duke akuzuar se përgjegjësia bie mbi qeverinë dhe jo mbi qytetarët.

“Ne nuk kemi një vend të korruptuar, por një qeverise të korruptuar. Zonja Kos ende nuk ka informacione mbi aferat korruptive që prekin Shqipërinë. Shqipëria sot zyrtarisht është jashtë radarit sa i përket ecurisë së saj me integrimin. Ne nuk kemi një problem kultural me korrupsionin. Me këtë deklaratë ka fyer një popull të tërë. Ne kemi zyrtarë të korruptuar”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme