Witkoff: Nuk do të pranojmë një Kore të Veriut të dytë në Lindjen e Mesme – Po presim përgjigjen e Iranit

Botë | 7 muaj më parë

I dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, deklaroi se Uashingtoni shpreson të zhvillojë takime me Iranin këtë javë mbi një propozim prej 15 pikash, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë krijimin e një “Koreje të Veriut të dytë” në Lindjen e Mesme.

“Ne besojmë se do të ketë takime këtë javë. Sigurisht që shpresojmë kështu,” tha Witkoff, duke folur në një forum investimesh në Miami të Floridës.

Ai sqaroi se një marrëveshje e detajuar është tashmë në tavolinë.

“Ne kemi një marrëveshje prej 15 pikash në tavolinë, të cilën iranianët e kanë pasur prej kohësh. Po presim një përgjigje prej tyre dhe gjithçka do të zgjidhet. Mendoj se presidenti dëshiron një marrëveshje paqeje, por ai gjithashtu beson – dhe unë besoj tek ai gjithashtu – në paqen përmes forcës,” u shpreh Witkoff, duke shtuar.

Pa presion, nuk e sjell kurrë askënd në tryezë.”

I dërguari special theksoi se SHBA-të janë të gatshme ta zgjidhin konfliktin përmes diplomacisë, por kjo zgjidhje duhet të përjashtojë Iranin nga aftësia për të pasuruar uranium.

“Nuk mund të pranojmë një Kore të Veriut të dytë në Lindjen e Mesme. Kjo është plotësisht destabilizuese për rajonin dhe për botën.”

Kujtojmë se Koreja e Veriut kreu me sukses një provë bërthamore në vitin 2006 dhe vazhdon të testojë rregullisht raketa me rreze të gjatë veprimi, duke u bërë një paralajmërim për rreziqet që SHBA-të duan të shmangin në Lindjen e Mesme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme