Ish-lojtari i kombëtares polake, Bosacki: Me Suedinë do ta kemi më të lehtë se me Shqipërinë!

Në Poloni ende flitet për ndeshjen me Shqipërinë. Më i fundit ka qenë një ish-lojtar i komëbëtares polake, i cili dha opinionin e tij për ndeshjen e finale të paly-off.
“Mendoj se ndeshja me Suedinë do të jetë më e lehtë për Poloninë krahasuar me takimin me Shqipërinë. Në ndeshjen e fundit ishim disi në vështirësi pasi kundërshtarët u tërhoqën. Mendoj se Polonia e ka të vështirë të luajëkundër skuadrave që nuk marrin iniciativën. Ndeshja me Suedinë do të jetë ndryshe për ne pasi do të kemi përballë një skuadër që i pëlqen të kontrollojë topin”, tha Bartosz Bosacki.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




