Kush nuk kërcen, është mysliman! Yamal injoroi tifozët spanjollë pas thirrjeve raciste

Gjatë ndeshjes miqësore mes Spanjës dhe Egjiptit u panë disa skena të turpshme në stadium. Nga ana e tifozëve spanjollë pati thirrje në kor kundër myslimanëve. Një qëndrim racist dhe ksenofob, që është dënuar edhe nga trajneri i Spanjës, de la Fuente.
Qëndrim ndaj sjelljes raciste të tifozëve spanjollë mbajti edhe Lamine Yamal, lojtar mysliman i Spanjës, siç është pjesa më e madhe e popullsisë së Egjiptit. Yamal, titullar për Spanjën në këtë ndeshje, sipas “Cadena SER”, ishte i vetmi lojtar spanjoll që nuk duartrokiti tifozët.
“Kush nuk kërcen, është mysliman”, – ishte thirrja në kor e tifozëve të Spanjës në disa momente të ndeshjes me Egjiptin. Edhe portieri Joan Garcia u shpreh pas miqësores se Spanja është kundër çdo lloj diskriminimi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



