Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese në takim të përbashkët, Sadushi: Ekuilibri institucional ruhet kur secila gjykatë qëndron brenda rolit të saj

Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese zhvilluan sot një takim të përbashkët, me mbështetjen e Këshillit të Evropës, në kuadër të projektit D-REX III. Takimi kishte në fokus forcimin e koherencës së jurisprudencës dhe sigurisë juridike, si elementë thelbësorë për funksionimin e shtetit të së drejtës.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, theksoi se ekuilibri institucional ruhet kur secila gjykatë qëndron brenda rolit të saj.
“Kufijtë mes dy gjykatave nuk mbrohen nga kompetencat, por nga mënyra si ato ushtrohen. Kur secila qëndron brenda rolit të vet, sistemi funksionon; kur njëra fillon të zëvendësojë tjetrën, dëmtohet jo vetëm ekuilibri institucional, por vetë besimi te drejtësia”, tha ai.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji, vuri në dukje rëndësinë e këtij dialogu në një moment kur koherenca e jurisprudencës dhe siguria juridike janë thelbësore për funksionimin e shtetit të së drejtës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




