Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën

Botë | 7 muaj më parë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se beson se ekziston një “shans të mirë” për të arritur një marrëveshje me Iran të hënën.

Më herët, ai paralajmëroi Iranin se nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit, të martën vendi do të përballet me goditje ndaj urave dhe termocentraleve.

Në të njëjtën kohë, Izraeli vazhdon operacionet ushtarake në Libani, ndërsa Irani ka nisur sulme ndaj objekteve petrokimike në vendet e Gjirit. Po ashtu, Izraeli është bërë objektiv i sulmeve iraniane, duke rritur më tej tensionet në rajon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme