Gjimshiti fiton duelin me Ramadanin në Serinë A

Duel kuqezi në Serinë A, Atalanta e Berat Gjimshitit ka triumfuar me rezultatin 3-0 përballë Leçes së Ylber Ramadanit.
Ramadani luajt der në minutën e 68-të për tu zëvendësuar më pas nga Lassana Coulibaly. Ndërkohë, tre minuta më vonë nga fusha e lojës u largua edhe Gjimshiti, i cili u ndëshkua dhe me karton të verdhë në këtë sfidë, në vendin e tij u aktivizua Kossonou.
Golat për zikaltërit u shënuan nga Scalvini 29’, Krstovic 59’ dhe Raspadori 73’. Leçe mbetet e parafundit me 27 pikë, e barabartë me Cremonesen. Atalanta buzëqesh, ngjitet në kuotën e 53 pikëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




