Aksident i rëndë pranë mbikalimit të Novoselës në Vlorë, humb jetën i riu
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Vlorë, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni, ku ka humbur jetën një i ri.
Sipas të dhënave nga policia, mjeti me targa AB009GN është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselës. Ndërkohë që rreth 30 metra larg pikës së përplasjes është gjetur pa shenja jetë shtetasi A.Hoxha, 24 vjeç
Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident rrugor.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit A. H ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



