Tenis/ Ferrero ngre në piedestal Alcaraz: Do të bëhet më i madhi i të gjitha kohërave!

Sporte të tjera | 7 muaj më parë

Ish-trajneri i spanjollit ka pohuar në një intervistë për ‘Marca’ se e ka surprizuar gjendja fizike e numrit 1 në botë.

Juan Carlos Ferrero, pas ndarjes nga nxënësi i tij Carlos Alcaraz dhjetorin e kaluar, ka ndryshuar krejtësisht drejtim, duke u bërë ‘mental coach’ i Angel Ayora, golfistit spanjoll 21-vjeçar. Megjithatë, e ndjek tenisin dhe në një intervistë për ‘Marca’ ka pohuar se nuk ka pasur oferta të mira për të trajnuar dikë.

Ferrero ka vetëm lavdërime për ‘të përkëdhelurin’ e tij, Alcaraz: “Australian Open nuk e kam ndjekur shumë. Kam parë detajet, rezultatet. Nga ndeshjet e Carlos kam parë atë ndaj Tommy Paul, pak ndaj Zverev dhe pak nga finalja. Nuk kam parë ndeshje të plota.

Përgëzova gjithë skuadrën, kur shkuan në finale dhe pastaj kur shkruan historinë. Ishte objektiv i qartë që Carlos e kishte fiksuar vitet e fundit. Është më i riu në moshë që e ka arritur dhe kjo më bën krenar. Kam dhënë edhe unë një kontribut të vogël gjithë këtë kohë.

Carlos mund të bëhet tenisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ajo që duhet të bëjë është të ruajë të njëjtin motivim. Duhet të jetë i motivuar edhe kur arrin të gjithë objektivat. Besoj do ta bëjë këtë gjë, sepse ai e di mirë se do të përballet me lojtarë të fortë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme